Flash News

KRYESORE

Zjarri nuk kursen dy banesa në fshatin Podgorie të Korçës

Zjarri nuk kursen dy banesa në fshatin Podgorie të Korçës

Pas një sërë vatrash zjarri në tërë venndin, edhe dy banesa në fshatin Podgorie të Korçës janë përfshirë nga flakët duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Zjarri ka rënë mëngjesin e sotëm dhe dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme në një prej banesave, pronari i të cilës ndodhet në emigracion. Sipas informacioneve, flakët kanë përfshirë edhe banesën ngjitur, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të dëmtuar. Flakët janë neutralizuar fillimisht nga banorë të fshatit, më pas mbërriti edhe zjarrfikësja e cila ndërhyri duke mos lejuar përhapjen e flakëve në banesa të tjerë. Policia është duke hetuar për të zbardhur shkaqet e zjarrit në banesa.

Të fundit