Flash News

KRYESORE

Zlatan Ibrahimoviç: Po të kisha ardhur 10 vite më parë në Amerikë, do të bëhesha president

Zlatan Ibrahimoviç: Po të kisha ardhur 10 vite më parë

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, i cili aktualisht aktivizohet tek ekipi amerikan LA Galaxy njihet për karakterin e tij dhe deklaratat e nxituara që bën.

Ibra në shumicën e rasteve nuk e “mat” gojën se çfarë flet, edhe pse ndonjëherë i thotë edhe për shaka.

Një gjë të tillë ai e ka bërë edhe së fundmi, ku në një intervistë është shprehur se nëse do të kishte ardhur para 10 vitesh në Amerikë, do të ishte bërë president i SHBA.

Kur u pyet nëse e ka ndryshuar kulturën e futbollit amerikan, ai tha: “Nuk e di nëse e kam ndryshuar, por unë po bëj punën time. Ata janë më fat që nuk kam ardhur dhjetë vite më parë, sepse do të bëhesha president.”

Suedezi iu bashkua klubit nga MLS në marsin e 2018-ës dhe ka shënuar 12 gola në 15 ndeshjet e para, por ka dhuruar edhe dy asistime.

Të fundit