Flash News

KRYESORE

Zogaj: Mënyra e ndalimit të ish-drejtorëve e dënueshme. Artan Hoxha: shpejt ndalime ish-ministrash për rrugën e Elbasanit

Zogaj: Mënyra e ndalimit të ish-drejtorëve e dënueshme.

Analisti Preç Zogaj e  vleresoi  si skandaloze menyrën e ndalimit të ish-drejtorit të Rrugëve, Andi Toma si  të bëhej fjale për një terrorist të fshehur, ndërkohë që ai ka pesë vjet që jeton këtu dhe nuk paraqiste asnjë rrezikshmëri shoqërore.  Duke folur në emisionin “Java” në RTSH,  Zogaj tha: ‘Dikujt i shijon të shohë pranga në duar dhe kaq, por këto lloj ndalimesh krejt të paarsyeshme kompromentojnë  vetë hetimin”. Zogaj solli shembullin e ish guvernatorit  Fullani që u burgos në zyrë, por në përfundim të procesit qeveria u detyrua ta zhdëmtonte. Prokurori që deshi spektakël në shkelje të ligjit dhe dinjitetit të personit ka përgjegjesi për këtë”.

“Por për hetimin e akuzave nuk duhet të bëjnë debat”, tha Zogaj. Zbardhja e akzuave i bën mirë shoqërisë, lënia pezull e tyre e helmon shoqërinë”, shtoi ai.

Gjatë debatit në emisionin 'Java' në TVSh të drejtuar nga Preç Zogaj, Lorenc Vangjeli dhe Artan Hoxha, gazetari investigativ lëshoi 'bombën' e radhës. Shumë shpejt sipas tij do të ketë ndalime në nivel ministrash per rrugën Tiranë-Elbasan. 

Të fundit