Flash News

KRYESORE

Zogjtë i djegin motorin avionit, piloti hero bën ulje spektakolare në fushën e misrit (Foto)

Një avion turistësh ka bërë një ulje emergjente menjëherë pas ngritjes në orët e para të mëngjesit, për shkak se disa zogj kishin bllokuar të dy motorët.

Avioni ishte nisur nga aeroporti i Moskës, dhe sipas informacioneve nga pilotët, një zog është futur në motorin e majtë duke shkaktuar zjarr, dhe në të njëjtën kohë motori i dytë ka ndaluar së punuari.

Pasagjerët e tmerruar raportojnë se kanë ndjerë një erë tymi dhe më pas një dritë të fortë, para se të shikonin se njëri nga motorët kishte marrë flakë.

Piloti hero Damir Yusupov, ka bërë thirrje për ulje emergjente por më pas ka vendosur që në rastin më të parë ta ulë avionin në një fushë me misër në një zonë pranë Moskës.

Gazetarët e 1TV Channel raportojnë se asnjë nga motorët e avionit nuk punonin kur ai u ul.

Raportet paraprake thonë se të gjithë pasagjerët që ishin në bordin e avionit mbijetuan nga kjo dramë ajrore, ndërsa 15 persona morën lëndime kryesisht gjatë evakuimit. / Burimi, ‘The Sun”/

Të fundit