Flash News

KRYESORE

Zonat ku janë zbuluar armë në Tiranë, çmimet sa kushton të blesh një pistoletë ose kallashnikov në kryeqytet

Zonat ku janë zbuluar armë në Tiranë, çmimet sa

Deri më tani policia ka zbuluar baza ku shiten armatime në kryeqytet. Vetëm pak ditë më parë në zonën e Selitës u zbulua një arsenal armësh ku, sipas policisë, furnizoheshin grupet kriminale, duke përfshirë kallashnikov dhe snajpera.

Por ku gjenden sot armët dhe sa kushtojnë për t’i blerë?

Report TV raporton se u interesua pranë burimeve në Policinë e Shtetit, të cilët thanë se janë zbuluar disa baza në Tiranë ku shiteshin armë, duke filluar që nga Kombinati, Selita, Tufinë por edhe në zonën e Kasharit.

Çmimet e pistoletave dhe kallashnikove variojnë sipas modelit të armës. Një pistoletë në Tiranë për t’a blerë kushton rreth 500 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që për kallashnikovët çmimi fillon nga 800 mijë lek. Për armët të cilët janë prodhuar vitet e fundit çmimet shkojnë deri në 2 milionë lek.  Burime nga Policia thanë se në treg ka ende armë të vitit 1997, por gjerësisht po shiten modelet e reja të prodhimit.

 

Të fundit