Flash News

KRYESORE

Zonat malore në Korçë zbardhen nga bora, kërkohet kujdes nga shoferët

Zonat e larta malore të Korçës, siç janë zona e Ersekës, fshatrat turistike si Dardha dhe Voskopoja janë zbardhur nga bora, e cila ka arritur 5-10 cm.

Sipas të dhënave nga televizionet informative, këtë mëngjes nuk paraqiten probleme përsa i përket qarkullimit të automjeteve.

Të gjitha akset janë të kalueshme pa zinxhirë. Megjithatë u  bëhet thirrje shoferëve për kujdes maksimal në këto rrugë për shkak të lagështisë.

Prej orëve të para të mëngjesit kontraktorët po punojnë me pastrim dhe kriposje në rrugët që sipas tyre paraqesin më shumë probleme.

Të fundit