Flash News

KRYESORE

Zonja e Parë e Shqipërisë “maturohet” në pamje, ndryshon për hir të rolit që ka

Në kuadër të vizitës zyrtare në Hungari, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, u prit edhe nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban. Meta ishte i shoqëruar nga vajza e tij, Zonja e Parë Bora.

Bora Meta është 20-vjeçe dhe për hir të prindërve të saj i është ‘dashur’ të rritet më shpejt dhe të marrë përsipër rolin e “Zonjës së Parë”. Duke qenë se Monika Kryemadhi është kryetare e LSI-së, pesha i ra vajzës së madhe të familjes, Borës.

Bora studion jashtë Shqipërisë por shoqëron të atin thuajse në të gjitha takimet zyrtare. Por për të ‘merituar’ vërtetë këtë rol, Bora ka nisur të bëjë disa ndryshime në pamje që e bëjnë atë të duket më e madhe. Me flokë me fije dhe me një kostum ngjyrë bojëqielli, pastel, që të kujton Melanian në betimin e Presidentitn Trump, Bora duket një zonjë e vërtetë.

Borës i është dashur të rritet para kohe dhe të heqë dorë nga kënaqësitë e rinisë.

Të fundit