Flash News

KRYESORE

“Zor se gjen një tropojan kundër Kosovës”, Haradinaj mbron Berishën nga akuzat e Thaçit

“Zor se gjen një tropojan kundër Kosovës”, Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk u beson akuzave të Hashim Thaçit ndaj Sali Berishës, që shpesh e ka quajur si ‘argat të Millosheviçit’. Në emisionin ‘Pressing’ të gazetarit Berat Buzhala, pyetur se çfare mendimi ka për deklaratat e Presidentit të Kosovës, Haradinaj argumentoi se “tropojan që ka punuar me Serbinë e kundër Kosovës zor se gjen”.

“Marrëdhëniet midis Thaçit dhe Berishës besoj se kanë qenë marrëdhënie institucionale si kryeministër me kryeministër. Nuk kam informata që kryeministri Berisha ka bë diçka kundër Kosovës. Tropojan me punuar me Serbinë e kundër Kosovës zor me gjet. Ata na i njohin të këqijat që na i ka bë Serbia. Mënyra që po e godet Thaçi po shihet që ky i fundit ka një zor të madh”, theksoi Haradinaj.

Dy politikanët e rëndësishëm, prej muajsh janë përfshirë ne replika me tone të larta në distancë.

Të fundit