Flash News

KRYESORE

Zoran Zaev: Rusia kërkon destabilizimin e Maqedonisë. Biznesmenë grekë kanë paguar për protestat

Zoran Zaev: Rusia kërkon destabilizimin e Maqedonisë. Biznesmenë

Persona të huaj, të afërt me Rusinë, kanë paguar mijëra dollarë që të shkaktojnë dhunë, e cila do ta pengonte Maqedoninë të bëhet pjesë e NATO-s. Këtë e ka konfirmuar kryeministri Zoran Zaev, për një nga portalet më të mëdha amerikane “Buzzfeed”. Sipas Zaev, biznesmenë grek me prirje ruse, kanë paguar shtetas maqedonas prej 13.000 deri 21.000 dollarë që të kryejnë akte dhune para referendumit të paralajmëruar për emrin.

“Përfaqësuesit rus që ishin këtu dhe të tjerë nga Moska, nuk fshihnin se janë kundër integrimit tonë në NATO… Disa prej tyre kanë lidhje me mediat, disa prej tyre i inkurajojnë të rinjtë që të protestojnë para Parlamentit, t’i sulmojnë policët… kjo është e qartë – deklaroi Zoran Zaev, raporton ‘Alsat’.

Megjithatë, Zaev nuk jep detaje të tjera, si për shembull kush janë personat që kanë paguar. Por, zbulon se informacionet i kanë marrë nga një pjesë e protestuesve të arrestuar gjatë përleshjeve para Kuvendit më 17 qershor dhe se për aferën në fjalë, Prokuroria ka nisur hetimet.

“ Idiotët e dobishëm të Rusisë në Tiranë, jo vetëm po shtohen, por po guxojnë të dalin çdo ditë e më hapur”

Të fundit