Flash News

KRYESORE

Zoran Zaev – Talat Xhaferrit: Hiq flamurin shqiptar, rregullo gabimin

Zoran Zaev – Talat Xhaferrit: Hiq flamurin shqiptar, rregullo gabimin

Kryetari i LSDM në Maqedoni, Zoran Zaev, i pyetur nga mediat, u shpreh se pret nga kryetari i ri Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi i BDI-së “ta përmirësoje gabimin” dh eta heqë flamurin shqiptar nga zyra e tij.

Zaev us shpreh se “ligjet në Maqedoni janë të qarta dhe duhet të respektohen” dhe se “personi që e ka bërë gabimin duhet ta përmirësojë atë”. Zaev deklaratën e bëri pas takimit me zyrtarët e OSBE­së sot në Shkup. Ai sot më herët takoi liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti dhe vizitoi në spitalin e Tetovës liderin e LR­PDSHsë Ziadin Sela, i cili po rikuperohet për rrahjes mizore nga huliganët maqedonas të enjten e kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.

Të fundit