Flash News

KRYESORE

“Zot i drogës”, Alket Hatiaj: Nuk dorëzohem në polici. Çfarë i thashë policëve kur më ndaluan

“Zot i drogës”, Alket Hatiaj: Nuk dorëzohem në

Alket Hatija i njohur si ‘zoti i drogës’ në Itali ka rrëfyer momentin e ndalimit nga policia shqiptare në korrik të 2017-ës.

“Kam zbritur në plazh herët, shoh dy makina civilësh. Kur dolën nga makina thashë çfarë ka? Do vish me ne më thanë. Po shkova me ta. Në makinë ju thashë  çfarë kam bërë në jetë i kam pranuar dhe jam gjykuar. Po më thoni çfarë kam bërë. Më thanë se je dënuar nga gjykata në Itali. I thashë që e kam bërë burgun, 10 vite e gjysmë”, u shpreh Hatiaj për News 24.

Ai hodhi poshtë etiketimin si “zot i dorgës” teksa pohoi se nuk ka në plan të dorëzohet në polici. “Nuk dorëzohem. Po të dua të më kapin” u shpreh ai duke shtuar se nuk ka besim tek drejëtsia.

Alket Hatiaj pretendon se e ka shlyer një herë dënimin për atë që ai është akuzuar dhe nuk mund ta bëj sërish.

 

Të fundit