Flash News

KRYESORE

“Zot na ruaj nga kjo rracë e keqe!”, deputeti akuza Ramës për shantazh ndaj bashkive opozitare

“Zot na ruaj nga kjo rracë e keqe!”, deputeti akuza Ramës

Deputeti Nard Ndoka ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në Shkodër dhe në Lezhë. Ndoka shprehet se qeveria braktis dhe shantazhon bashkitë që drejtohen nga opozita, duke goditur Shkodrën me indiferencë e varfëri dhe gjunjëzon kryetarin e Bashkisë Lezhë me pranga dhe presion politik ndaj çdo zëri opozitar.

Reagimi i Nard Ndokës:

Qeveria braktis dhe shantazhon Bashkitë që drejtohen nga opozita!

Shkodra është totalisht e përmbytur nga uji. Reshjet dhe keqmenaxhimi i kaskatës së Drinit kanë krijuar një situatë tej mase emergjente!

Kryeministri hesht, ministrat sulmojnë Bashkinë, banorët dhe pronat e tyre në mëshirë të fatit!

Sondazhet e nxjerrin rilindjen sërish të humbur në Shkodër e Lezhë, ndaj kryeministri ka hartuar një strategji ogurzezë: të godasë Shkodrën me indiferencë e varfëri dhe të gjunjëzojë kryetarin e Bashkisë Lezhë me pranga dhe presion politik ndaj çdo zëri opozitar!

Zot na ruaj nga kjo rracë e keqe!

Të fundit