Flash News

KRYESORE

"Zoti na bekoi me një vajzë", deputeti Agron Shehaj bëhet baba për herë të tretë

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, është bërë baba për herë të tretë dhe ditën e djeshme ka ardhur në jetë vajza e tij, Klara.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Shehaj me anë të një postimi në “Facebook”, ku ka ndarë me miqtë e tij këtë gëzim të madh familjar.

Ai gjithashtu u ka uruar të gjithë shqiptarëve lumturi, harmoni e begati në familjet e tyre.

“Të dashur miq, pas dy djemve , Zoti na bekoi dje me një vajzë . Uroj dhe lutem që çdo shqiptar të jetojë në harmoni, begati, i rrethuar nga dashuria e familjes”, shkruan Shehaj bashkangjitur fotos me dy djemtë dhe vajzën e porsalindur.

Të fundit