Flash News

KRYESORE

Zotimi i Bashës para të përndjekurve politikë: Do ndëshkojmë krimin në nivel kombëtar

Zotimi i Bashës para të përndjekurve politikë: Do

Në ceremoninë e inagurimit të memorialit të viktimave të komunizmit në Shkodër, kryetari Lulzim Basha u kërkoi ndjesë të përndjekurve politikë, familjarëve dhe pasardhësve të tyre për çdo premtim të parmbajtur.

Zotimi i tij ishte se do të plotësojë deri në fund çdo kërkesë të tyre. “Jam  këtu me vetëdijen e plotë të peshës dhe përgjegjësisë që kam unë dhe partia ime. I vetëdijshëm që gjithçka që është arritur në raport me borxhin e pashlyeshëm të mirënjohjes kombëtare, morale, ndaj të përndjekurve politikë, familjarëve dhe pasardhësve të tyre, është meritë e PD-së dhe gjithçka që nuk është arritur, është përgjegjësi e Partisë Demokratike. Nuk mund ta kërkoni dhe as nuk dua ta kërkoni askund tjetër. Përgjegjësia është e jona. Ndjesa e thellë për gjithçka që nuk është arritur, është e jona.

Zotimi është i imi dhe i PD, për ta çuar deri në fund!E them këtë me hidhërim të thellë në zemër, sepse kjo duhet të ishte një nga çështjet që duhet të na bashkonte, të gjithë partitë politike, në veçanti partitë kryesore në vend. Por e dimë fare mirë, se diçka na pengon ta bëjmë këtë duke I shtrirë njëri-tjetrit. Akoma na pengon!

Na pengon edhe këto ditë, kur nesër bëhemi gati të përkujtojmë Spaçin e pasnesër  35 vjetorin e Qafë Barit. Na pengon jo thjeshtë dhe vetëm prej rotorikës, por për shkak të falsifikimit brutal të historisë, lartësimit të vesit të kriminelëve, që i shërbyen vesit dhe zhytjes së Shqipërisë në mjerimin më të madh human që ka njohur Europa”, deklaroi Basha.

Një memorial që lartëson realitetin e vuajtjes së intelektualeve, hoxhallarëve e priftërinjve, burrave e grave, të rinjve, që vuajtën tmerrin, u masakruan, u internuan e u vranë.

Të fundit