Flash News

KRYESORE

Zuri vendin e Mynyr Konit, tre vendimet e rektorit të ri të Universitetit të Tiranës

Një ditë pas emërimit si rektor i Universitetit të Tiranës, Bernard Dosti ka firmosur tre vendimet e para në këtë post, që lidhen me problematikat e pasqyruara në mbledhjen e datës 16/04/2019.

Dosti zuri vendin e Mynyr Konit, që u pezullua nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini me motivacionin: Për shkelje të rënda gjate kryerjes së detyrës, bazuar mbi disa kontrolle të ushtruara në Universitetin e Tiranës.

Koni në një dalje në Ora News, e cilësoi vendimin e Shahini si politik dhe të porositur në një kohë që i bëri apel presidentit Meta të tregohet i kujdesshëm para se të firmos vendimin.

"Në asnjë moment Rama nuk ka pranuar të diskutojë për problemet e univesitetit. Sulmi ka nisur në 14 shkurt 2018, kur kërkova pagesën e personelit, që ishte bllokuar. Kam dy veti: perfeksionin akademik dhe menaxherial, kështu që Kryeministri flet pa fakte”, deklaroi Koni.

Të fundit