Flash News

KRYESORE

Zv.kryeministri Braçe revoltohet për çmimet e qepëve dhe patateve: Blini direkt në Divjakë, jo në dorë të dytë

Zv.kryeministri Erion Braçe shkruan sot në rrjetet sociale se çmimi i qepëve dhe patateve do të shitet me 40 lekë për kg, ndërsa një ditë më parë ngriti shqetësimin se në tregjet e Tiranës shiten deri në tetë herë më shtrenjtë.

Sipas Braçes, tregtarët kanë abuzuar me çmimet.

"Keto jane cmimet e Qepes e patates; Prej mengjesit te sotem, Bujqit e divjakes kane vendosur: Cmimi i qepes se thate: 40 leke/kg' Cmimi i patates se re: 40 leke/kg Boll tregtaret morren mall pa leke ne Divjake duke u pasuruar ne kurriz te bujqve. Blini direkt ne Divjake! Mos blini ne dore te dyte e te trete! Ejani ne Divjake e merrni mallin drejtperdrejte me keto cmime", shkruan Braçe.

Të fundit