Flash News

KRYESORE

Zv/kryeministri Hoxhaj: Raporti Kosovë-Shqipëri është politikë e brendshme

Zv/kryeministri Hoxhaj: Raporti Kosovë-Shqipëri është

Zv/kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj e konsideron politikë të brendshme raportin midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Duke folur në promovimin e librit “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës”, me autor diplomatin Shaban Murati, Hoxhaj theksoi se “Shqipëria është partneri më strategjik që ne kemi në rajon”.

“Raporti i Kosovës me Shqipërinë nuk është një raport i politikës së jashtme, raporti jonë me Shqipërinë është një politikë e brendshme”, deklaroi zyrtari i lartë i Kosovës.

Vitet e fundit Shqipëria dhe Kosova kanë rritur bashkëpunimin në të gjitha sektorët, por ekspertët theksojnë se potenciali i bashkëpunimit midis dy vendeve nuk po shfrytëzohet në nivele të kënaqshme.

Të fundit