Flash News

KRYESORE

Zv.kryeministri i Kosovës jep detaje nga darka në shtëpinë e Thaçit

Zv.kryeministri i Kosovës jep detaje nga darka në shtëpinë e

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ftoi të dielën për një darkë në shtëpinë e tij të re, në periferi të Prishtinës, udhëheqësit e koalicionit qeverisës të vendit, dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

I pranishëm ishte edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i cili ka treguar gjatë emisionit “Pressing në T7” disa detaje të kësaj darke.

Limaj ka treguar se në karrigen e zbrazët, që është parë në fotografi, ishte i ulur djali i presidentit, Endrit Thaçi, duke i dhënë kështu fund dilemës se kush mund të ishte personazhi që shkrepi foton.

“Në atë karrige ulej Endriti. Ai e ka bërë edhe fton që është bërë publike. Shtëpia ishte e mirë. Ambienti i mirë dhe kaluam shumë bukur”, ka thënë Limaj.

Të fundit