Flash News

KRYESORE

Zv. kryeministri i përgjigjet Metës, flet edhe për protestën: Qetësi, durim, ligj sot

Opozita ka nisur protestën para Parlamentit të Shqipërisë, teksa opozita ka djegur mandatet e deputetëve.

Presidenti Ilir Meta është shprehur dje me mesazhin e fortë për një hap pas nga ana e opozitës dhe dy hapa prapa nga ana e Ramës dhe qeverisë. Lidhur me këtë mesazh ka reaguar zv.kryeministri Erjon Braçe.

Braçe apelon për qetësi, durim dhe ligj. Ndërkohe që shkruan se dy hapa pas që nuk do të bëjë kurrë qeveria janë demokracia, liria e vota dhe reforma në drejtësi.

Postim i plotë:

Gjithcka për demokracinë, lirinë, votën e qytetareve dhe ligjin në këtë vend! Gjithcka për drejtesinë e re, funksionale e të barabartë për të gjithë! Ose të barabartë, si qytetare në të drejta e para ligjit, ose pabarazia do vijojë të shkatërrojë demokracinë. Qetësi, Durim, Ligj sot!

Të fundit