Flash News

KRYESORE

Zv.kryeministri italian: Armiqtë e Europës janë ata që po e qeverisin prej vitesh

Zv.kryeministri italian: Armiqtë e Europës janë ata që po e

Zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini ka paralajmëruar Brukselin se do të të revolucionojë Bashkimin Europian. Ai shprehet se euroskeptikët e vërtetë të Europës janë ata që qeverisin bllokun në këtë moment.

Salvini tha se Italia është motor i Rilindjes europiane dhe u zotua se do ta kthejë BE-në në misionin e saj fillestar. Sipas britanikes “Express”, Salvini tha se udhëheqësit e BE-së nuk kanë arritur të garantojnë punësim të plotë dhe mirëqenie ekonomike, duke shkelur angazhimin e tyre ndaj Traktatit të Mastrihtit.

“Jam i lumtur sepse Italia është motori i Rilindjes europiane. Dhe nëse arrijmë të japim atë që kemi përcaktuar, ne do të provojmë se armiqtë e Europës, euroskeptikët e vërtetë, janë ata që kanë qeverisur keq shumë vite në Europë. Europa duhet të rizbulojë vizionin e saj origjinal, misionin e saj fillestar për të bërë më pak gjëra dhe t’i bëjë ato mirë, duke garantuar punësim të plotë, siç është përcaktuar në Traktatin e Mastrihtit, duke garantuar mirëqenien ekonomike dhe sociale të popullit europian”, tha Salvini.

Të fundit