Flash News

KRYESORE

Zv. kryeministri nga Lista Serbe hoqi flamurin e Kosovës, Thaçi: Është një çështje teknike! Respektimi i simboleve, detyrë e të gjithëve

Zv. kryeministri nga Lista Serbe hoqi flamurin e Kosovës, Thaçi:

Presidenti Hashim Thaçi gjatë një interviste për “Real Story” ka folur ndër të tjera edhe për lajmin se zv/kryeministri i qeverisë ‘Hoti’ nga Lista Serbe, Goran Rakiç kishte hequr nga zyra e tij flamurin e Kosovës.

Ndërsa thekson se kjo ishte e gjitha një keqkuptim, “një çështje teknike”, Thaçi thekson se është detyrë e të gjithëve të respektojnë simbolet e shtetit të Kosovës.

“Jam pyetur rreth kësaj çështje dje. Kosova shtet ka simbolet e veta. Secili duhet të respektojë këtë. Ne jemi shtet i ri, jemi njohur rreth nga 115 vende të botës. Ne shpresojmë që të jemi pjesë e NATO-s dhe BE. Duhet të rritet përgjegjësia e njerëzve. Ne punojmë për zhvillim. Duhet të na respektojnë dhe partnerët, dhe skeptikët. Respektimi i simboleve të shtetit të Kosovës është detyra e te gjithëve për të respektuar simbolet e shtetit. Unë dje jam pyetur rreth kësaj çështje. Ka qenë çështje teknike. Sot është sqaruar dhe nga zyra e Kryeministrit. Sot kemi opinionin dhe qëndrimin zyrtar që përgënjeshtrojnë atë që u tha. Është mirë që dhe ata që kanë pasur vrejtje me herët, gradualisht respektojnë këto vendime”, tha ai.

I pyetur nëse ka ndikim tek Lista Serbe, Thaçi tha se nuk e merr këtë si akuzë dhe se komuniteti serb është një realitet në Kosovë që duhet respektuar.

“E drejta e komunitetit serb dhe jo serb garantohet me Kushtetutë dhe ligje”, thekson Thaçi.

“Se marr këtë si akuzë. Komuniteti serb në Kosovë është realitet dhe duhet ta respektojmë. Kosova me të ardhme të sigurt evropiane, mund të ketë të ardhme të mirë vetëm me demokraci qytetare. Ky qytetarët respektohen. E drejta e komunitetit serb dhe jo serb garantohet me Kushtetutë dhe ligje. Kosova nuk dënohet nëse respektohet komuniteti. Komuniteti serb ka qenë pjesëmarrës në të gjitha qeveritë, jo vetëm në ato që kam drejtuar unë. Një parti që e akuzon listën Serbe si pjesë e njerëzve që nuk respektojnë shtetit, më pas vijnë e vrapojnë pas tyre. Kam qëndrim realist”, pohoi ai.

Të fundit