Flash News

KRYESORE

Zv/kryeministri Pacolli në telashe pas publikimit të fotos me serbin e dyshuar për vrasjen e Ivanoviçit

Një fotografi ku shfaqet Milan Radojçiçit, i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç me zv/kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shkaktuar një skandal të madh.

Pacolli është kryetar i Aleancës Kosova e Re, kurse Radojçiç konsiderohet nga mediat në Kosovë si kontrolluesi ‘de facto’ i krimit të organizuar në veri të vendit.

Fotoja u publikua nga “Insajderi” ndërsa takimi mendohet se është zhvilluar vitin e kaluar në Budva në Mal të Zi, një jaht që e ka në pronësi i kërkuari serb.

Politikani serbo-kosovar u vra para zyrës së tij në veri të Mitrovicës më 11 janarit të vitit 2018, ndërsa urdhër arresti për të u lëshua shtatë ditë më vonë. Ai vazhdon të jetë në kërkim.

Prokurori i rastit në Prokurorinë Speciale të Kosovës, Sylë Hoxha, tha se ende nuk e ka parë fotografinë e skandalit, por ai shtoi se hetuesit do ta marrin në konsideratë atë.

Të fundit