Flash News

KRYESORE

Zv.kryeministria e Bullgarisë, Zaharieva mbërrin në Tiranë. A do diskutohet çështja e pasaportave bullgare për pakicat?

Zv.kryeministria e Bullgarisë, Zaharieva mbërrin në Tiranë.

Mësohet se sot në Tiranë mbërrin Zv.kryeministria e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, e cila do të ketë një takim në Presidencë edhe me presidentin e ri, Ilir Meta,  sot në orën 10:00. Kohët e fundit, në marrëdhëniet mes dy shteteve ka pasur disa ngjarje jo të këndshme, si ajo e përleshjeve të tifozëve shqiptarë e bullgarë dhe thirrrjet antishqiptare të këtyre të fundit në stadiumin e Botevit, apo edhe “bullgarizimi”, (dhënia e pasaportave bullgare) i shtetasve shqiptarë të pakicave maqedonase që jetojnë në lindje të Shqipërisë si në Prespë, apo në Trebisht, Peshkopi etj.

Në takimet me Metën, kryeministrin Rama apo ministrat, nuk dihet a do të zenë vend këto shqetësime të fundit.

Të fundit