Flash News

KRYESORE

Zv/kryeministrja Zakharieva: Bullgaria thotë një “po” të madhe për çeljen e negociatave

Zv/kryeministrja Zakharieva: Bullgaria thotë një “po”

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva ka komentuar sërish dështimin e BE-së në çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas saj, refuzimi i presidentit të Francës Emmanuel Macron për të dhënë dritën jeshile për të dyja shtetet është një gabim i madh historik.

“Ju shihni se do të ketë zgjedhje, kjo do të thotë paqëndrueshmëri. Bullgaria thotë një ‘po’ të madhe për të filluar negociatat. Maqedonia meriton të fillojë bisedimet për anëtarësim në BE dhe të përmbushë plotësisht kushtet e përcaktuara nga pala bullgare. Nuk duhen bllokuar të dyja shtetet, ky është gabim historik”, tha Zakharieva.

Pritet që vendimi i liderëve të BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë në lidhje me hapjen e negociatave të merret në samitin e Zagrebit në 2020. Por Italia kërkon që diskutimet të rinisin që në muajin nëntor.

Të fundit