Flash News

KRYESORE

Zv.ministër pas denoncimit, Taulant Muka: Pse pranova propozimin e Ramës, në Kopenhagën merrja 9 mijë euro në muaj

Zv.ministër pas denoncimit, Taulant Muka: Pse pranova propozimin e

Pak ditë më parë, lajmi për emërimin në postin e zv.ministrit të Arsimit të Taulant Mukës nga Edi Rama shkaktoi jo pak indinjatë në opinionin publik.

Muka zuri vendin e lënë bosh pas dorëheqjes së Ervin Demos, i cili u denoncua prej tij për plagjiaturë. Ndonëse mediat kanë tentuar ta kontaktojnë Mukën për t’u pyetur lidhur me këtë vendim, ai deri tani nuk ka pranuar të përgjigjet.

Megjithatë, së fundmi Muka ka thyer heshtjen dhe në një intervistë për Report tv, ai sqaron se pse pranoi që të marrë postin e zv.ministrit të Arsimit.

“ E njoh realitetin shqiptar dhe nuk jam i lumtur që shoqëria më njeh për rastin e paraqitur. Unë jam shkencëtar, isha në Kopenhagën me një rrogë shumë të mirë, merrja 9.000 euro në muaj, dhe do të zhvillohesha profesionalisht në Zvicër. Unë karrierën time e kam krijuar përpara së të merrja postin zëvendës Ministër i Arsimit dhe Sportit. Qëllimi im, duke marrë shtysë edhe nga profesioni im si shkencëtar, është të zhvillohet shkenca, pasi sikurse dihet zhvillimi ekonomik është i lidhur ngushtë me shkencën”, u shpreh Muka.

Të fundit