Flash News

KRYESORE

Zv.ministër pas denoncimit të plagjiaturës, Taulant Muka thyen heshtjen: Ju falënderoj për kritikat!

Pak ditë më parë, lajmi për emërimin në postin e zv.ministrit të Arsimit të Taulant Mukës nga Edi Rama shkaktoi jo pak indinjatë në opinionin publik.

Muka zuri vendin e lënë bosh pas dorëheqjes së Ervin Demos, i cili u denoncua prej tij për plagjiaturë. Ndonëse mediat kanë tentuar ta kontaktojnë Mukën për t’u pyetur lidhur me këtë vendim, ai deri tani nuk ka pranuar të përgjigjet.

Megjithatë, së fundmi Muka ka thyer heshtjen dhe sqaron se në orën 17.00 pritet të intervistohet nga gazetari Erion Kristo në tv Scan, ndërsa është i ndërgjegjshëm se vendimi i tij ka shkaktuar jo pak indijatë te opinioni publik.

“Duke ju falënderuar të gjithëve për urimet, por edhe për kritikat, ju ftoj të ndiqni sot në orën 17:00 intervistën time (LIVE) me Erion Kristo në Scan-TV për të diskutuar vendimin tim për tu kthyer në Shqipëri në pozicionin e zv. Ministrit të Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, por edhe për problematikën në Arsimin e Lartë dhe Punën Kërkimore!”, njofton Muka në rrjetet sociale.

Të fundit