Flash News

KRYESORE

Zv.ministri i Infrastrukturës sqaron përse tërmeti u ndie më shumë në Tiranë

Zv.ministri i Infrastrukturës sqaron përse tërmeti u ndie më

Zv.ministri i Infrastrukturës, Artan Shkreli i ftuar në Top Talk sqaroi disa nga arsyet se pse tërmeti i së shtunës u ndie më tepër në Tiranë, megjithëse epiqendra e tij ishte në Durrës.

“Ky ka qenë një nga tërmetet më të forta në Tiranë, po bëjmë gati gjysmë shekulli që nuk kemi parë një tërmet të tillë. Tërmeti u ndje më shumë në Tiranë sepse rihteri ishte më i rëndë në Durrës, kurse shkalla merkale ishte më e madhe në Tiranë, pra ndjeshmëria, shkalla merkale është ndjeshmëria.

Rihteri është fuqia e tërmetit, ky tërmet ishte 10 km nën sipërfaqen e tokës , kështu që fuqia sa do e madhe të jetë amortizohet. Dhe për shkak të terrenit vala e goditjes që erdhi në Tiranë ishte më e madhe se pika e goditjes”, shpjegoi Shkreli.

 

Të fundit