Flash News

KRYESORE

Zv.ministri i PS bën deklaratën e rrallë për 2 korrikun: Një javë përpara, pati takime të fshehta me ambasadën gjermane

Zv.ministri i PS bën deklaratën e rrallë për 2 korrikun:

Zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli ka bërë publik për herë të parë një fakt lidhur me ngjarjen e 30 viteve më parë, ditën kur në 2 korrik 1990 mijëra vetë guxuan të hyjnë në ambasadat e huaja në Tiranë, duke shënuar fillimin e ndryshimit politik në Shqipërinë komuniste

Duke u ndalur tek rasti i ambasadës gjermane, Shkreli thotë se një jave para kësaj dite, ka patur takime të fshehta nga personeli i ambasadës, fakt ky që pakkush e di.

Shkreli shkruanr se një javë para 2 korrikut, personeli i Ambasadës Gjermane kishte kryer disa takime të fshehta me shqiptarët, duke i nxitur ata për t’u larguar, duke i siguruar për hapjen e dyerve të Ambasadës.

“M E . T A N . D U M I N

mik i pafjale, i cili ishte nder te paret fare qe e pa veten tej perdes se hekurt (ne ambasadën gjermane) thuajse një jave para 2 korrikut, kur ende skish filluar hyrja masive.

Ishin kontaktuar, nxitur e siguruar prej kohesh, ne takime te fshehta, nga personeli i ambasadës - fakt misterioz ky, qe sot pakkush e di (foto d’autore)”, shkruan Shkreli, ndërsa në përgjigje të komentuesve shkruan se “Asnjë monografi e mirëfillte nuk është bërë për këtë ngjarje... dhe janë ende gjallë protagonistët”.

Të fundit