Flash News

KRYESORE

Zv/ministri i ri i Arsimit dy ditë më parë: Këtu, sistemi shpërblen hilen dhe jo punën

Zv/ministri i ri i Arsimit dy ditë më parë: Këtu, sistemi

Me një vendim të Këshillit të Ministrave, studiuesi Taulant Muka u emërua në postin e zv/ministrit të Arsimit, duke i zënë vendin personit që denoncoi për plagjiaturë, Ervin Demo.

Në daljet e tij të shpeshta publike, Muka, i cili vitet e fundit ka jetuar dhe punuar në Danimarkë ka kritikuar shpesh Ministrinë e Arsimit, si një dikaster nepotik që që shpërblen hilen dhe jo punën.

Për koincidencë, dy ditë më parë në emisionin ‘Kafe In’ në In Tv, Muka u pyet edhe në lidhje me kërcënime të mundshme apo përfitime të rastit, por mjeku tha se: në fakt pushimet e tij në Shqipëri ishin drejt fundit dhe do të rikthehej në Zvicër për të vazhduar me kërkime shkencore.

Me emërimin në postin e ri, mbetet të shihet nëse Muka do të vijojë të bëjë përpjekje për përmirësimin e gjendjes së arsimit në vend apo do të transformohet në një nëpunës gojëkyçur të administratës shtetërore.

https://www.youtube.com/watch?list=PLagbx3ya2EtFloIEfQs_O6M2ZZLOxJ5BA&v=IVM3dgqQ4to

Të fundit