Flash News

KRYESORE

Zv/ministri thirrje familjeve shqiptare: "Bëni sa më shumë fëmijë." Por nënat nuk marrin as 5 mijë lekshin e bashkisë

Zv/ministri thirrje familjeve shqiptare: "Bëni sa më shumë

Zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka bërë një deklaratë të ngjashme me ato të liderëve të shumë shteteve që rrezikohen nga plakja e popullsisë. Shqipëria është vendi që rrezikon më shumë nga tkurrja e popullsisë dhe sipas parashikimeve, pas disa dekadash në vendin tonë nuk do të numërohen më shumë se 800 mijë njerëz.

Megjithatë, ky shqetësim nuk diskutohet fare nga politika shqiptare sepse motivimi për shtimin e lindjeve nuk mund të bëhet vetëm me deklarata, si kjo e zv/ministrit Koçi.

“Gëzuar 1 Qershorin, ditën e fëmijëve. Këtë e them me krenari sepse forcat tona të armatosura nuk punojnë vetëm për të ardhmen dhe sigurinë e fëmijëve të tyre, po për të gjithë Shqipërisë. Meqë jemi të angazhuar që e ardhmja e kombit tonë të jetë vitale, e fortë, e sigurit, i bëj thirrje shqiptarëve të bëni sa më shumë fëmijë sepse kjo është në të mirë të kombit, është në të mirë të Shqipërisë”, u shpreh ai.

Në Shqipëri, nënat përballen në shumë bashki me probleme edhe në marrjen e atij 5 mijë lekshi që është vendosur si shpërblim. Sigurisht që ky shpërblim është qesharak dhe nuk mjafton për asgjë, e sërish ka bashki që i vonojnë pagesat.

Në vendet e Evropës Perëndimore autoritetet marrin masa të mëdha për të shtuar numrin e lindjeve dhe nuk mjaftohen vetëm me deklarata. Edhe në Serbi, presidenti Aleksandar Vuçiç ka vendosur një shpërblim 18 mijë euro për ato familje që lindin fëmijën e katërt.

Të fundit