Flash News

KRYESORE

Zv/ministrja shqiptare e Kulturës: Njohja e turqishtes është një avantazh shumë i madh

Zv/ministrja shqiptare e Kulturës: Njohja e turqishtes është

Zv/ministrja e Kulturës në Shqipëri, Valbona Shujaku ka nxitur mësimin e gjuhës turke nga shqiptarët. Shujaku ka qenë e ftuar në institutin “Yunus Emre” për të diskutuar për temën "Përshtypje nga Turqia", ku të pranishëm ishin gjithashtu pedagogë, studiues dhe studentë.

Gjatë fjalës së saj, Shujaku e konsideroi njohjen e turqishtes si një avantazh të madh për ata që dëshirojnë të kenë qasje në një treg më të madh.

“Njohja e gjuhës turke në këtë moment është një avantazh shumë i madh për ata që dëshirojnë të kenë qasje në një treg të madh, por në të njëjtën kohë për të gjitha ato pasuri kulturore, të cilat i ka shteti turk”, ka deklaruar zv/ministrja shqiptare.

Ndërkohë, ‘Anadolu Agency’ raporton se ky institut që ndodhet në Tiranë ka organizuar në të kaluarën disa bashkëbisedime të ngjashme me tema të ndryshme, si "Marrëdhëniet turko-shqiptare", “Turqizmat e përbashkëta në gjuhët e Ballkanit”, “E shkuara, e sotmja dhe e ardhmja e turqishtes në Shqipëri”.

Turqia është shteti që po rrit me shumë shpejtësi ndikimin dhe prezencën në Shqipëri, por kjo situatë nuk po pritet mirë në disa vende të BE-së. Zyrtarë të opozitës gjermane veçuan Shqipërinë, pak javë më parë, për ndikimin e madh që ushtron Turqia në sektorë të ndryshëm.

Të fundit