Flash News

KRYESORE

Zv. presidenti i SHBA-së cakton takimin e parë me liderin opozitar të Venezuelës

Zv. presidenti i SHBA-së cakton takimin e parë me liderin opozitar

Zëvendëspresidenti i Amerikës, Mike Pence ka planifikuar takimin e parë me liderin opozitar të Venezuelës, Juan Guaido në Kolumbi të hënën.

Maduro ndërpreu një ditë më parë marrëdhëniet diplomatike me Kolumbinë dhe urdhëroi trupat ushtarake të bllokonin kalimin e kamionëve me ndihma humanitare duke përdorur gaz lotsjellës e plumba gome.

Gjate përplasjeve humbën jetën dy protestues. Dhuna e së shtunës mund t’i nxisë Shtetet e Bashkuara të Amerikës të vendosin sanksione të reja që në fillim të javës për t’i prerë qeverisë së Maduros aksesin tek të ardhurat.

Të fundit