Flash News

KRYESORE

Zv.presidenti i Munich: Kjo është skuadra fituese e Champions League, nuk kam dyshime fare

Zv.presidenti i Munich: Kjo është skuadra fituese e Champions League,

Karl Heinz Rummenigge, Zv.presidenti i Bayern Munich nuk e fsheh dëshirën e tij që Juventus të fitojë finalen e Champions League kundër Real Madrid. Ai pranon se kampionët e Italisë do të fitojnë trofeun më prestigjioz në Europë për klube.

“Bayern mund të ishte në finale. Gjykimi në sfidën Real Madrid-Bayern Munchen nuk ishte në lartësinë e duhur. Por ne nuk duhet të ankohemi. Ky është futbolli. Por e vërteta është se mund të kishim fituar kundër Realit nëse gjyqtari nuk do të gabonte aq shumë. Nuk e mohoj se dëshiroj të fitojë Juventusi në finalen e Champions League kundër Realit”, ka thënë ai  për mediat italiane.

Të fundit