Flash News

KRYESORE

Zv/ambasadori i Palestinës takohet me nënkryetarin e KMSH-së, kërkon qëndrim unik për Jerusalemin

Zv/ambasadori i Palestinës takohet  me nënkryetarin e KMSH-së,

Pas trazirave në Palestinë ditëve të fundit, zv/ambasadori i Palestinës, z. Hani Hussein, është pritur ditën e sotme nga nënkryetari i KMSH-së, z. Bujar Spahiu.

Z.Hussein  informoi nënkryetarin e KMSH-së për situatën e tanishme në Jeruzalem duke shprehur kështu shqetësimin për  ngjarjet e fundit në vend.

 Në fjalën e tij, nënkryetari  i KMSH-së u shpreh se lutjet janë për popullin e Palestinës, ndërkohë Husein disa ditë më parë nga Shkodra ka kërkuar unitet mes ymetit për situatën  madhore në lindjen e mesme.

Në lidhje me shpalljen e Jeruzalemit kryeqytet të Palestinës dhe kërkesës së zv/ambasadorit palestinez në Shqipëri, qeveria shqiptare ende nuk ka mbajtur një qëndrim.

 “Statusi i Jerusalemit duhet të diskutohet në negociata mes palëve. Aktet e njëanshme i fusin në “qorrsokak” bisedimet për arritjen e një paqeje të qëndrueshme. Mendojmë se nuk ka opsion tjetër për paqen në rajon veç zgjidhjes dy shtetërore. Të gjitha çështjet mbi statusin do të zgjidhen në mënyrë përfundimtare përmes negociatave si e vetmja mënyrë që aspiratat legjitime të popullit palestinez të arrihen. Lutjet tona janë me popullin e shumëvuajtur të Palestinës”, tha z. Spahiu.

Ndërkohë paraditen e së mërkurës, zv/ambasadori i Palestinës në vendin tonë ka takuar Myftiun e Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari.

Myftiu theksoi se Palestina si çështje e përgjithshme dhe Kudsi Sherifi në veçanti, janë dy plagë të pambyllura për mbarë ymetin islam.

Nga ana e tij, z. Hussein falënderoi Myftiun për mikpritjen dhe theksoi se populli palestinez kalon prej dekadash vuajtje dhe persekutime të papërshkrueshme, përtej përpjekjeve të shumta për të arritur paqen e shumëdëshiruar dhe zgjidhjen përfundimtare të çështjes palestineze.

Ai theksoi se sot, shpresohet që ymeti të ketë një qëndrim unik në lidhje me këtë çështje madhore për Lindjen e Mesme dhe mbarë botën islame.

 

 

 

Të fundit