Flash News

KRYESORE

Zvicër, 7-vjeçarja merr trenin vetëm dhe hipën në avion duke i shpëtuar kontrolleve

Zvicër, 7-vjeçarja merr trenin vetëm dhe hipën në

Arriti t’i ikte prindërve të saj, të merrte trenin vetëm dhe të hipte në avionin për në Ajaccio, duke i shpëtuar të gjitha kontrolleve.

Ka qenë kjo aventura e pabesueshme e një vajze 7-vjeçare. Një gjë e tillë ka ndodhur në Zvicër. Këtë e ka konfirmuar Bertrand Stämpfl, zëdhënës i aeroportit të Gjenevës. Një aventurë e vërtetë për vogëlushen, e cila ama i ka trembur shumë prindërit e saj, të cilët u shqetësuan shumë nga largimi i të bijës dhe lajmëruan forcat e rendit.

Vogëlushja për pak do të niste fluturimin me avionin e EasyJet ku kishte hipur për në Ajaccio, por në atë moment një punonjës i kompanisë e mori dhe e shoqëroi pas.

Lajmin e ka përcjellë Tribune de Genève.

Të fundit