Flash News

KRYESORE

Zvicra mposht Islandën në transfertë, futbollisti shqiptar shpallet lojtari i më i mirë ndeshjes

Zvicra mposht Islandën në transfertë, futbollisti shqiptar

Kombëtarja e Zvicrës arriti një fitore të rëndësishmë përballë Islandës në transfertë me rezultatin 2:1.

Golat për ekipin helvet u shënuan nga Seferoviç 52’ dhe Lang 67’, pas asisiteve të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

Kontributi i tyre u vlerësua edhe nga faqja e specializuar ‘WhoScored’, e cila shpalli Xhakën si lojtarin më të mirë të ndeshjes, duke e vlerësuar me notën 8.2 ndërsa Shaqiri me 7.6.

Në këtë takim u aktivizua 3 minuta edhe Albian Ajeti, ndërsa mbrojtësi tjetër shqiptar, Florent Hadergjonaj qëndroi për 90 minuta në stol.

Ekipi i trajnerit Petkoviç ka 6 pikë të plota së bashku me Belgjikën dhe është kandidate për të dalë ë para në Grupin 2 të Ligës së Kombeve.

Të fundit