Flash News

KRYESORE

Zvicra ndalon zhvillimin e miqësores mes Shqipërisë dhe Kosovës, zbardhen arsyet

Zvicra ndalon zhvillimin e miqësores mes Shqipërisë dhe

Ishte planifikuar që me 29 maj, ekipi kuqezi të zhvillonte një ndeshje miqësore kundër Kosovës në Zvicër në kuadër të përgatitjevë për ndeshjet e Kupës së Kombeve.

Megjithatë, duket se takimi ‘vëllazëror’ nuk do të zhvillohet pasi autoritetet zvicerane nuk pranojnë me pretendimin se cënohet siguria duke qenë se në shtetin helvet ka shumë tifozë shqiptar.

Këtë e ka pranuar edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili ka sqaruar se takimi mund të mos zhvillohet për shkaqe sigurie.

“Po afër anulimit është sepse Federata e Futbollit Zviceran nuk e ka dhënëlejen për zhvillimin e një ndeshje miqësore. Kjo do të ishte një festë me Shqipërinë dhe mendoj që nuk ka asnjë arsyeje që për shkak sigurie apo për shkaqe të referuara nga ana e Federatës së Futbollit të Zvicrës mendoj që nuk është në rregull. Ne do të bisedojmë me ta edhe gjatë takimeve që do t’i kemi gjatë takimeve në kongrese të ndryshme”, ka shtuar Vokrri.

Të fundit