Flash News

KRYESORE

Zvicra nis rinovimin e skuadrës, gati ftesa për talentin shqiptar

Zvicra nis rinovimin e skuadrës, gati ftesa për talentin shqiptar

Pas eliminimit në fazën e 1/8-ave, drejtuesit e Federatës Zviceranë kanë filluar të mendojnë për rinovimin e ekipit me lojtarë të rinjë.

Duke pasur parasysh moshën e disa lojtarëve kryesor, si: Valon Behrami (33-vjeç), Blerim Xhemaili (32-vjeç), Gelson Fernandes (së shpejti 32) dhe Johan Djourou (31-vjeç), ata kanë hedhur sytë tek talentet vendase.

Pjesë e listës është edhe sulmuesi Albian Ajeti, që aktivizohet me Bazelin. Në fakt, vëllai i mbrojtësit të Kombëtares kuqezi, Arlind Ajetit ishte pjesë e Zvicrës edhe gjatë fazës para-përgatitore por nuk bindi trajnerin Petkoviç për të qenë pjesë e 'helvetikëve' në Botëror.

“Albian Ajeti e disa të tjerë. Do të jetë interesant të vëzhgohen këta lojtarë”, shkruan gazeta 'Blick'. 

Albiani, i cili është pajisur edhe me pasaportën e Shqipërisë ka pasur edhe një ftesë nga Panuçi por dëshira e tij është të përfaqësojë Zvicrën.

Të fundit