Flash News

KRYESORE

Zvicra shtoi Shqipërinë në listën e vendeve me rrezik për përhapjen e COVID-it, Spahia: Përrallat e Ramës nuk i beson më njeri

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të qevrisë Zviceriane për të shtuar Shqipërinë në listën e vendeve me rrezik të lartë për përhapjen e COVID-19, qytetarët e së cilës duhet detyrimisht të vetëkarantinohen për 10 ditë nëse hyjnë në territorin e saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka ripostuar informacionin e dhënë nga autoritetet zvicerane, duke shtuar se “ky është një informacion që në kushte normale duhej ta jepte qeveria”, për të shmangur kështu një situatë të ngjashme me rastin e Kakvijës, “por fatkeqësisht kjo qeveri nuk e ka aspak fokusin tek detyrimet e saj”.

Reagimi i plotë:

INFORMACION PER QYTETARET QE DO UDHETOJNE DREJT ZVICRES!

Zvicra ka shtuar Shqipërinë në vendet me karantinë të detyrueshme, nëse hyn në territorin e saj. Qeveria zvicerane ka përditësuar listën e vendeve, ardhja nga të cilat do ketë karantinë të detyruar në këtë shtet prej 20 gushtit. Bie në sy se listës i është hequr Serbia, por i është shtuar Shqipëria si vend me rrezikshmeri te larte. Pra perrallat e Edi Rames se jemi vendi me i suksesshem nuk i beson njeri dhe kjo faktohet ne listat e zeza ku hyn vendi yne. Cdo kush që ka qëndruar në Shqipëri deri në 14 ditë para hyrjes në Zvicër, ka detyrimin të karantinohet për 10 ditë. Nuk vlen as bërja e tamponit, sic bëjnë disa vende, por kërkohet automatikisht karantinim. Pra pavaresisht vetelavderimit qesharak te ministres per suksese te arritura, as tamponi qe behet ketu nuk eshte i besueshem! Mosrespektimi i karantinës ndëshkohet me gjobë 10 mijë franga zvicerane.

Prandaj cdo qytetar që do udhëtojë drejt Zvicrës, duhet ta ketë parasysh këtë vendim të qeverisë zvicerane. Në kushte normale këtë informacion duhet ta japë qeveria jonë për shtetasit e vet. Por fatkeqësisht kjo qeveri nuk e ka aspak fokusin tek detyrimet e saj, njëlloj sic nuk i informoi qytetarët që udhëtonin drejt Greqisë.

Të fundit