Flash News

KRYESORE

Zvicra voton për kufizimin e lëvizjes së lirë me BE/ A do të kemi një "BREXIT" të dytë?

Zvicra voton për kufizimin e lëvizjes së lirë me BE/ A do

Ditën e sotme qytetarët e Zvicrës do t’i drejtohen qendrave të votimit për të vendosur nëse do të ndiqet ose jo një shembull i ngjashëm me Brexit-in e Britanisë se Madhe. Përmes referendumit zvicerianët do të vendosin nëse vendi do të vazhdojë t’i përmbahet disa prej parimeve themelore të BE sikurse është lëvizja e lirë e njerëzve, ose jo.

Kujtojmë se, referendumi ishte planifikuar në muajin maj me fitoren e Partisë Popullore Zvicerane (SVP), parti e krahut të djathtë, por që u shty për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19.

Fitorja e SVP në iniciativën e saj, eventualisht do të hidhëte poshtë një sërë traktatesh mes Gjenevës dhe Brukselit, e cila bën që qytetarët europianë që punojnë e jetojnë sot në Zvicër, nesër të kthehen në vendet e tyre. Megjithatë, kjo situatë e krijuar ndikon në mënyë të ndërsjelltë edhe në jetën 460,000 shtetasve zviceranë që jetojnë në BE.

Zvicra nuk është pjesë e BE-së, megjithatë ajo ka një marrëveshje për lëvizjen e lirë me vendet e unionit.

Nëse referendumi fiton, Këshilli Federal Zvicerian do të duhet të përfundojë marrëveshjen e lëvizjes së lirë me BE brenda 12 muajve dhe do të ketë negociata me Unionin për të reduktuar numrin e europianëve që do të lejohet të jetojnë e punojnë në Zvicër.

Aktualisht në konfederatën e kantoneve pothuajse 25% e 8 milionë banorëve janë të huaj që vijnë nga Bashkimi Europian, mes të cilëve ka edhe shumë shqiptarë.

Studiuesit thonë se pandemia e koronavirusit mund të ketë ndikim në rezultat sepse ajo iu tregoi votuesve se bashkëpunimi ndërkombëtar ishte i nevojshëm për të adresuar krizën e cila mund të thellohet nga kufizimet e tregëtisë dhe trafikut.

Të fundit