Flash News

KRYESORE

Zv/kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, vizitë zyrtare në Maqedoni

Zv/kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, vizitë zyrtare në

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh edhe ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, zhvillon sot vizitën e tij të parë zyrtare në Maqedoni, ku do të takohet me zyrtarë të lartë të institucioneve të këtij vendi. Kreu i diplomacisë së Kosovës fillimisht është takuar me homologun e tij maqedonas, Nikolla Dimitrov në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, në orën 9:20.

Pas këtij takimi të dy ministrat e Jashtëm do të mbajnë edhe një konferencë për shtyp në orën 10:50, raporton Kohanet. Sipas MPJ, takimi i zv-kryeministrit kosovar me kryeministrin Zaev do të mbahet në ambientet e Qeverisë në orën 11:00, ndërsa ai me kryetarin e Kuvendit, Xhaferi, në orën 11:45 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Të fundit