Flash News

KRYESORE

Zv/kryeministrit i Maqedonisë nis takimet, Kotzias e njeh me qëndrimin e Athinës për emrin

Zv/kryeministri i Maqedonise, Bujar Osmani po zhvillon një takim me Ministrin e Jashtëm grek, Nikos Kotzias.

Takimi, që do të pasohet nga një drekë pune, zhvillohet pa praninë e medieve.

Gjatë takimit dypalësh, Kotzias do t'i prezantoje Osmanit qëndrimet e Athinës për çështjen e emrit të Maqedonisë.

Burime diplomatike për Ora News bëjnë me dije se takimi mes dy kryediplomatëve është pjesë e përpjekjeve për një zgjidhje të pranueshme nga të dy palët.

 

Të fundit