Flash News

KRYESORE

Zv/kryeministrja: Asnjë pengesë për angazhimin e punonjësve të administratës si komisionerë

Zv/kryeministrja: Asnjë pengesë për angazhimin e punonjësve

Nisur nga një lajm se ministrat teknik po bëhen pengesë për punonjësit, të cilët janë në marrëdhënie pune, si dhe janë të angazhuar edhe si komisionerë ne KZAZ sqaron se, jo vetëm nga ana e ministrave teknik, por asnjë ministër nuk ka dhëne urdhër për të penguar angazhimin e këtyre personave si Komisionerë në KZAZ.

Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.473, datë 1.06.2017, në pikën 5, përcakton qartë dhe saktë se punonjësi i administratës ka te drejte të angazhohet si komisioner ne KZAZ, KQV dhe në grupet e numërimit të votave. 

Zv/Kryeministrja Mandija përfiton nga rasti t’iu bëjë thirrje të gjithë punonjësve të administratës, të cilët ndeshen me pengesa të kësaj natyre të adresojnë shqetësimin pranë zyrës së zv.kryeministrit dhe ministrive të linjës. 

Zv/Kryeministrja Mandija përfiton nga rasti t’iu bëjë thirrje të gjithë titullarëve të institucioneve dhe drejtuesve të administratës të mos paraqesin pengesa për punonjësit, të cilët janë të angazhuar si komisionerë zgjedhorë.

 

Të fundit