Flash News

KRYESORE

Zv/kryeministrja Mandija kallëzon agjencinë e rëndësishme të lajmeve: Favorizoi LSI-në

Zv/kryeministrja Mandija kallëzon agjencinë e rëndësishme

Task-forca e ngritur nga zv/kryeministrja Ledina Mandija ka kallëzuar në polici Agjencinë Telegrafike Shqiptare. ATSH akuzohet se ka bërë propagandë zgjedhore në favor të LSI-së duke përdorur asete të institucioneve publike.

“…Rasti i dytë kishte të bënte më përdorimin e faqes zyrtare të Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH), e cila është institucion i lartë i administratës, për propagandë zgjedhore në favor të subjektit zgjedhor Lëvizja Socialiste për Integrim duke përdorur asete të institucioneve publike. ATSH në shkelje të heshtjes zgjedhore ka publikuar në faqen e saj zyrtare të internetit një fletë-votimi ku tregohet qartë votimi për subjektin zgjedhor Lëvizja Socialiste për Integrim. Rasti është adresuar në Polici për verifikime nga Task Forca dhe në vijim pritet të merren masa administrative dhe penale”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e zv/kryeministres.

Shkeli rëndë ligjin, Erion Veliaj kallëzohet natën në Prokurori

Hapen kutitë e para, LSI merr avantazhin

Të fundit