Flash News

KRYESORE

Zv/kryeministrja prezanton kreun e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural

Zv/kryeministrja prezanton kreun e Agjencisë së Zhvillimit

Ledina Mandija, prezantoi sot drejtuesin e ri të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Fadil Shahini.

Gjatë takimit me drejtorë të drejtorive  dhe përgjegjës të sektorëve, zëvendëskryeministrja u shpreh se ky emërim është bërë në kuadër të marrëveshjes politike së 18 majit mes palëve politike, për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për qytetarët shqiptarë.

“Është detyrë e z. Shahini dhe punonjësve të institucionit të zbatojnë me korrektësi detyrimet sipas  Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 473, datë 01.06.2017, “Për marrjen e masave dhe monitorimi i veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017.” Si dhe të të kuadrit ligjor në fuqi në lidhje me zgjedhjet” tha ajo.

Porosia e zëvendës.kryeministres ishte e qartë: Të mos fillohet asnjë prokurim publik, koncesion apo partneritet publik–privat deri në përfundim të fushatës zgjedhore.

Ajo u bëri thirrje punonjësve të atij institucioni të mos angazhohen në aktivitete elektorale gjatë orarit të punës dhe  që pas orarit të punës të të respektojnë kufizimet e përcaktuara nga kuadri ligjor në fuqi për të mos shprehur publikisht bindjet dhe preferencat e tyre politike duke ndërmarrë veprime që konsistojnë në bërjen fushatë për një subjekt politik/zgjedhor apo kandidat, qenien protagonist në aktivitete/veprimtari politike apo manifestimin me pankarta, parulla apo çdo mjet tjetër të shkruar dhe të ekspozuar publikisht.

Zëvendëskryeministrja i shprehu mbështetjen e saj Drejtorit të Ri të  AZHRB si dhe inkurajoi të veprojnë në përputhje me VKM-së dhe të mos ndikohet nga presione të çdo lloji, duke kërkuar edhe bashkëpunimin e punonjësve të atij institucioni.

 

Të fundit