Flash News

KRYESORE

Zv/kryeministrja zbulon skandalin: Gjatë fushatës u punësuan 3580 punonjës; dosjet në Prokurori

Zv/kryeministrja zbulon skandalin: Gjatë fushatës u punësuan 3580

Zv/kryeministrja Ledina Mandija ka denoncuar skandalin me punësimet gjatë fushatës elektorale. Gjatë mbledhjes së Task Forcës, Mandija ka ngritur shqetësimin se në institucionet në varësi të ministrive dhe bashkive, janë punësuar 3580 punonjës për periudhën 25 maj-22 qershor.

Zv/kryeministrja i ka konsideruar këto punësime në shkelje të hapur me vendimin e Këshillit të Ministrave dhe Kodit Zgjedhor.

Ndërkohë, vetëm në Ujësjellësin e Tiranës janë punësuar 18 persona dhe janë shkarkuar 7 të tjerë, në kundërshtim me ligjin. Kjo dosje është referuar tashmë në Prokurorinë e Përgjithshme.

Sa i përket punësimeve në institucionet e tjera, Mandija do të kërkojë ndërhyrjen e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Të fundit