Flash News

KRYESORE

Zv/ministri i Brendshëm fushatë në rrjetet sociale: Nuk ka asgjë më të rëndësishme se vetë jeta

Zv/ministri i Brendshëm fushatë në rrjetet sociale: Nuk ka

Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari i është bashkuar thirrjes së Policisë së Shtetit për shoferët për të mbajtur gjatë gjithë kohës të vendosur rripin e sigurimit. Përveç paralajmërimit të policisë për vendosjen e gjobave, Lamallari përpiqet të sensibilizojë në rrjetet sociale për rëndësinë që ka rripi për të siguruar jetën.

“Nuk ka asgjë më të rëndësishme se vetë jeta. Vendos rripin e sigurimit”, shkruan zv/ministri teksa publikon edhe një foto të bërë kur është në timon.

P.S: Nëse zv/ministri e ka realizuar vetë foton gjatë kohës që drejton makinën, është një sjellje që nuk duhet ndjekur.

Të fundit