Flash News

KRYESORE

Zv/ministrja e Jashtme e Shqipërisë takohet me Kotzias: Toleranca fetare, aseti ynë i çmuar

Zv/ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Artemis Dralo ka marrë pjesë në konferencën mbi “Pluralizmin Fetar dhe Bashkekzistencën Paqësore”, e organizuar në Athinë dhe ku morën pjesë kryeministri grek Aleksis Tsipras, ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias, Kryepeshkopi Bartolomeu I dhe zyrtarë nga vende të ndryshme të Evropës dhe Lindjes së Mesme.

Gjatë konferencës, Dralo është shprehur se toleranca fetare është aseti i çmuar i Shqipërisë, ndërsa ka zhvilluar edhe një takim me ministrin Kotzias.

Sa i përket këtij takimi, ende nuk është bërë e ditur nga të dyja ministrisë së çfarë është diskutuar, por ai është zhvilluar në një klimë tensioni mes dy vendeve ndërkohë që vijojnë punimet për organizimin e takimit Kotzias-Bushati, në muajn nëntor, në ishullin e Kretës.

Artemis Dralo është shtetësja e parë e Shqipërisë, pjesë e minoritetit grek, që mban postin e lartë në Ministrinë e Jashtme.

Përplasje diplomatike Greqi-Spanjë pas deklaratës së ambasadorit; Athina ankohet për veprimet që i kryen vetë

Të fundit