Flash News

KRYESORE

Zv/ministrja Voda përballë kryeministrit: 15% e kanabisit ka mbirë vetë

Zv/ministrja Voda përballë kryeministrit: 15% e kanabisit ka

Është mbledhur sërish Task Forca për luftën kundër kanabisit, e kryesuar nga kryeministri Edi Rama. Gjatë raportimit, zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda ka deklaruar se 8 mujori i fundit dëshmon efikasitetin e luftës kundër kanabisit në gjenezë.

Sipas Vodës, 15% e mbi 57 mijë bimëve të asgjesuara kanë mbirë vetë, 25% e tyre u shkatërruan që në kubikë dhe 10% të tjera në proces tharje nga viti i kaluar.

“Në fund të 8 mujorit, shifrat dëshmojnë efikasitetin e luftës që në gjenezë. Nga mbi 57 mijë bimë të asgjësuara, rreth 25% e tyre u shkatërruan që në kubikë, 15% rezultojnë të mbira vetë dhe 10% të tjera në proces tharje nga viti i kaluar”, tha zv/ministrja.

Voda sqaroi se janë goditur 55 grupe kriminale në të gjithë vendin dhe janë proceduar me mbi 180 persona.

“Nga referimet e hetimeve pasurore të kryera nga strukturat policore të Hetimit të Aseteve Kriminale janë gjetur dhe identifikuar rreth 50 milion euro, si automjete, vila, apartamente e lokale”, tha Voda.

Të fundit