Flash News

KRYESORE

Zyra e BE-së në Tiranë zbut qëndrimin: Qeveria dhe opozita të zhvillojnë diskutime konstruktive

Zyra e BE-së në Tiranë zbut qëndrimin: Qeveria dhe opozita

Zyra e BE-së në Tiranë, që përfaqësohet nga ambasadori Luigi Soreca ka zbutur qëndrimin per vendimin e opozitës për djegien e mendateve te deputeteve. Në një prononcim për ‘Ora News’, përfaqësia e rëndësishme është shprehur se ‘pret që qeveria dhe opozita të angazhohen në diskutime konstruktive”.

Dy ditë më parë, ambasadori Soreca, në një intervistë për ‘Top Channel’ ishte mjaft kritik, aq sa u bëri apel deputetët të vendosin indivualisht per lenien e mandateve, pasi parlamenti është baza e çdo demokracie.

“Dëgjuam njoftimin nga partitë opozitare, që deputetët individualë do të heqin dorë nga mandatet e tyre aktuale. Çdo deputeti individual i takon të vendosë vet se çfarë do të bëjë me përgjegjësinë që kanë marrë para votuesve të tyre, për të mbrojtur pozitat dhe interesat e tyre në Parlament. Kjo është detyra e tyre themelore. Është e qartë, megjithatë, se heqja dorë nga mandatet është dukshëm kundërproduktive për Shqipërinë dhe shkon kundër interesave të qytetarëve për reforma”, ishte ultimatumi i Sorecas.

Opozita e bashkuar ka theksuar se vendimi i saj, ndër të tjera kërkon të ndërgjegjësoje edhe faktorin ndërkombatër, për situatën që po kalon vendi.

Të fundit